Gjenocidi i 1994 në Ruanda, presidenti francez Macron pranon një pjesë të fajit
Në fjalën e tij këtë të enjte presidenti francez Emanuel Macron ka pranuar se Franca ka përgjegjësinë e saj në gjenocidin e ndodhur në Ruanda në vitin 1994. Për 100 ditë, në vend humbën jetën më shumë se 800 mijë banorë dhe 7 prilli është data e caktuar nga OKB-ja për ta përkujtuar këtë gjenocid.
Presidenti francez Emanuel Macron ka pranuar se Franca mban një pjesë të fajit për gjenocidin që ndodhi në Ruanda në vitin 1994.
Franca “nuk ishte bashkëpunëtore” në gjenocid, por përfundoi në anën e “regjimit gjenocidal” të Ruandës dhe mbajti një “përgjegjësi dërrmuese” kur situata rrëshqiti drejt masakrave, tha presidenti francez, në fjalën e tij këtë enjte në memorialin kushtuar viktimave të gjenocidit në kryeqytetin e Ruandës, Kigali.
“Franca ka një rol, histori dhe përgjegjësi politike në Ruandë. Ajo ka një detyrë: atë të shikimit në fytyrë të historisë dhe njohjes së vuajtjeve që ajo u shkaktoi njerëzve të Ruandës duke favorizuar për një kohë të gjatë heshtjen kundrejt shqyrtimin e së vërtetës, “tha Macron.
Në ngjarjet të cilët vazhduan në 3 muaj, në shtetin afrikanoqendror, humbën jetën 800 mijë pjesëtarë të grupit etnik Tutsi dhe opozitarë nga grupi etnik Hutu.
Jean de la Croix Ibambasi, i cili humbi disa anëtarë të familjes së tij gjatë gjenocidit, thotë për fjalimin e presidentit francez se duhej të kishte edhe një kërkesë faljeje, por gjithësesi shpreson për marrëdhënie më të mira mes dy vendeve.
OKB-ja e ka shpallur 7 prillin, ditën kur përkujtohet gjenodici etnik i ndodhur në Ruandë, ku njërëzimit t’i bëhet me dije se si pasojë e teorive racore, ku një racë ndihet superiore dhe e cilëson një tjetër inferiore, tragjizmi gjenocidal është thuajse i pashmangshëm.