Gjermanët duan largimin e vendit nga Eurozona

Pothuajse gjysma e popullsisë gjermane mbështet largimin e vendit nga Eurozona dhe rikthimin e markës si monedha kombëtare e Gjermanisë, ndërkohë që vetëm 41% e tyre mbështet qëndrimin në monedhën e përbashkët evropiane.

Në këtë përfundim ka dalë sondazhi i kryer nga Instituti i mirënjohur “You-Gov”, i publikuar nga gazeta “Bild”, duke habitur opinionin publik duke gjykuar se Gjermania ka qenë shteti me më tepër rritje ekonomike dhe suficit tregtar pas vendosjes së euros si monedhë kombëtare.

Nga sondazhi 77% e të përgjigjurve shprehen se nuk kanë përfituar nga euroja dhe 60% e tyre deklarojnë se do të votonin kundër euros nëse do të zhvillohej një referendum ditën e sotme. Megjithatë, ndryshe nga dëshira e tyre mbi 90% e gjermanëve janë të bindur se euroja do të ekzistojë edhe pas 20 vitesh, duke treguar kështu se gjermanët janë një popull pak euroskeptik dhe optimistë për projektin evropian.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aktualisht, 19 nga 28 vendet anëtare të BE-së kanë monedhën euro, por kriza e madhe e jugut të Europës tronditi stabilitetin e monedhës dhe krijoi skepticizëm të madh. Një grup ekonomistësh dhe profesorësh në universitetet gjermane duke shprehur shqetësimet e tyre kundër euros krijuan një parti të ekstremit të djathtë të quajtur Alternativa për Gjermaninë, e cila vetëm 4 vite më pas është partia e tretë më e madhe në Gjermani./Tirana Post/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?