Gjermanët duhet të paguajnë vetë për testet e COVID

Nga 11 tetori gjermanët duhet të paguajnë vetë për testet e Coronës. Ato do të vazhdojnë të jenë falas për fëmijët nën 12 vjeç dhe gratë shtatzëna.

Më shumë se një gjysmë viti testet kundër Coronës ishin falas, tani shumica e tyre duhet të paguhen nga qytetarët gjermanë. Nga 11 tetori gjermanët duhet të paguajnë vetë për testet e Coronës, por ato do të vazhdojnë të jenë falas për fëmijët nën 12 vjeç dhe gratë shtatzëna. Politika thotë, se do ishte e gabuar, të paguhej nga shoqëria testi i Coronës për ata që refuzojnë vaksinimin, kur tani ky është i mundur.

Edhe bashkitë gjermane e kanë përshëndetur këtë vendim. “Ne nuk mendojmë, se heqja e testeve falas do të çojë në konflikte serioze sociale”, është shprehur Gerd Landsberg, kreu i Shoqatës së Bashkive dhe Komunave Gjermane, për rrjetin redaksional gjerman, “Redaktionsnetzwerk Deutschland”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?