Gjermanët kundër: Nuk duam që të na lehtësohen masat e kufizimit
Pavarësisht se kanë një vdekshmëri shumë të ulët nga koronavirusi dhe janë një vend model sa i përket testimeve, sërish gjermanët nuk duan që të ketë lehtësime të kufizimeve.
Sipas gazetës BILD, një sondazh zbulon se gjermanët nuk duan që të dalin më herët.
44 përqind e të pyeturve nga YouGov thonë se masat e kufizimit duhen zgjatur përtej 19 prillit. 12 përqind madje thonë se duhen forcuar masat e kufizimit.
Vetëm 32 përqind duan që të ketë lehtësim të masave të kufizimit. 8 përqind janë për heqjen e plotë të këtyre masave.
Gjermania njofton të dielën se janë 2537 raste të reja me korona, kurse numri i të shëruarve në 24 orët e fundit ka shkuar në 4100.