Gjermani, anulohen mbi 170 fluturime për shkak të borës së madhe
Qyteti i pestë më i madh në Gjermani është përfshirë nga reshje të dendura të borës duke shkaktuar anulimin e 170 fluturimeve në aeroportin e Frankfurtit, aeroporti më i madh gjerman, pavarësisht parashikimeve që kanë treguar një përmirësim të motit gjatë ditës.
Anulimet përfshijnë udhëtimet drejt Berlinit, Hamburgut, Mynihut, Vjenës, Dublinit dhe Varshavës.
Lidhjet e linjave ajrore “Delta” dhe “Lufthansa” midis Frankfurtit dhe “Delta” të Shteteve të Bashkuara të Amerikës patën vonesa për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike mbrëmjen e kaluar në aeroportin e Atlantas. /atsh
KOHA JONË SONDAZH

