Gjermani – Goditi me thikë policin, 6 vite burg adoleshentes
Një gjykatë gjermane ka dënuar me burgim një adoleshente me origjinë nga Maroku dhe me nënshtetësi gjermane, pasi goditi me thikë një punonjës policie në një stacion treni në emër të Shtetit Islamik.
Sofia S, vetëm 16 vjeçe, është dënuar për tentativë vrasjeje me 6 vite burg. Vendimi është dhënë nga një gjykatë në qytetin verior të Celle.
Avokati i saj mbrojtës tha se do të apelonte dënimin në gjykatën e lartë federale në qytetin jugperëndimor të Karlsruhe, duke e konsideruar “pa dyshim të lartë”.
Ai ati i së resë i identifikuar si Robin S., tha se gjyqi ishte një show dhe se ajo ishte dënuar për shkak se gruaja e tij ishte myslimane, duke shtuar se vajza e tij meritonte një shans të dytë.
Vajza u dënua për tentativë vrasjeje, lëndime të rënda trupore, si dhe mbështetje për një organizatë të huaj terroriste. Gjykatësi citoi biseda telefonike mobile të vajzës si provë e qëllimeve të saj për të vrarë në emër të Shtetit Islamik (IS).
Vajza ka kërkuar falje për aktin e saj duke i dërguar një letër policit ndërsa ndodhej në paraburgim.
Foto e publikuar nga DW
/Ora News/
KOHA JONË SONDAZH

