Gjermani/ Pas një grindje, kosovari vret me thikë gruan e tij 27 vjeçare

Një grua 27 vjeçare qe jetonte në Siegburg të Gjermanisë, është vrarë nga burri i saj 36 vjeçar. Sipas raportimit të medieve gjermane, autori i ngjarjes është paraqitur në stacionin e policisë duke pranuar fajësinë dhe më pas duke u arrestuar nga policia. Viktima dhe bashkëshorti i saj janë kosovarë nga Vushtrria.

Sipas fqinjëve, çifti jetonte në një apartament në ndërtesën e pasme për disa muaj. Siç raportohet burri, ka punuar në një restorant aty pranë apartamentit. Madje fqinjët e kanë përshkruar si një çift të pakuptimtë dhe se mëngjesin e ditës së sotme ata ishin grindur,raporton ksta.de.

Gjithashtu në raportim bëhet i ditur edhe fakti se 36 vjeçari në momentin e ngjarjes kishte thirrur edhe Emergjencën duke u thënë se kishte sulmuar gruan e tij. Trupi i pajetë i bashkëshortes u gjet në ndërtesë ku edhe mjekët konfirmuan vdekjen e saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Burri 36 vjeç theksohet të ketë qëlluar bashkëshorten e tij me një thikë ku ishin gjetur edhe njolla gjaku tek ai./Indeksonline

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?