Gjermani, pranga 6 të dyshuarve të ISIS, kishin planifikuar sulm në një treg Krishtlindjesh
Gjashtë azilkërkues sirianë të dyshuar se janë anëtarë të ISIS janë arrestuar në një operacion të gjerë nga policia gjermane. Mediat raportojnë se të dyshuarit kishin në shënjestër një treg Krishtlindjesh.
Rreth 500 oficerë morën pjesë në këtë operacion, duke bastisur tetë apartamente në qytetet Kassel, Hannover, Essen dhe Leipzig, tha policia në një deklaratë, raporton RT.
Operacioni i drejtuar nga Policia Kriminale e Hessenit dhe zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në Frankfurt kishte si synim arrestimin e 6 sirianëve të moshës 20 deri në 28 vjeç. Të arrestuarit ishin azilkërkues në Gjermani që nga viti 2014-2015.
Ata po hetohen në lidhje me një sulm më armë ose eksploziv në Gjermani. Deklarata zyrtare e policisë nuk paraqiti një objektiv specifik, por raportimet e mediave lokale flasin për një sulm të mundshëm në një treg Krishtlindjesh në qytetin Essen.
Vendndodhja e tregut ishte shënuar në një hartë të gjetur midis sendeve të konfiskuara gjatë bastisjeve, raportoi Hessenschau. Gjithashtu thuhet se janë gjetur fotografi që tregojnë qendrën tregtare qendrore të qytetit.
Arrestimi i 6 të dyshuarve u bë në prag të një vjetorit të sulmit në tregun e Krishtlindjeve ku humbën jetën 12 persona.
KOHA JONË SONDAZH

