Gjermani: Protestuesit tentojnë të hyjnë në parlament, i ndalon policia

Gjatë protestës së madhe që u zhvillua ditën e shtunë në Berlin kundër masave kufizuese të pandemisë në vend, esktremistët e djathtë tentuan të sulmojnë parlamentin. Demostruesit depërtuan përmes një kordoni policie për të vrapuar në hyrjen e ndërtesës.

Ata nuk arritën të futeshin brenda pasi u kapën nga policia dhe u larguan me forcë.

Ky incident është dënuar nga politikanët në të gjithë spektrin politik.
Ministri i Brendshëm në një deklaratë të dhënë u shpreh se toleranca do të jetë zero për këtë sjellje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pamjet e incidentit tregojnë qindra njerëz teksa vraponin drejt shkallëve të ndërtesës së Reichstag-ut.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjatë protestës policia urdhëroi shpërndarjen e protestuesve për shkak se ata nuk po respektonin rregullat e distancimit social.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?