Gjermani: Turqia s’mund ta përdorë Interpolin për ndalimin e kundërshtarëve politikë

Replikat midis Gjermanisë dhe Turqisë po ashpërsohen. Kancelarja gjermane, Angela Merkel akuzoi Turqinë për keqpërdorimin e Interpolit, Organizatës Ndërkombëtare të Policisë.
Dogan Akhanlı, i cili jeton në Këln të Gjermanisë, është marrë në paraburgim në Spanjë për shkak të një kërkese nga ana e Turqisë. Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel ka reaguar ashpër duke akuzuar Turqinë për keqpërdorimin e Interpolit, Organizatës Ndërkombëtare të Policisë. Në deklaratën e dhënë në televizionin RTL, Merkel fajësoi Turqinë për keqpërdorim të Interpolit. Ajo tha se Interpoli nuk mund te përdoret për “gjëra të tilla”.
Duke treguar se ishte e kënaqur me lirimin e Akhanli, Merkel tha gjithashtu se kishte kontaktuar edhe me qeverinë spanjolle për çështjen.
Ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel deklaroi se ishte i kënaqur me lirimin e Akhanlı dhe gjithashtu u shpreh se presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan nuk do të ketë mundësi të arrestojë kritikët e tij në anën tjetër të Evropës.

Procesi do të zgjasë disa javë
Dogan Akhanli, një qytetar gjerman me origjinë turke, i cili u arrestua të premten në rrethin e pushimeve spanjolle të Granadas, u lirua të dielën nën kushtet e kontrollit gjyqësor. Gjykatësi spanjoll duhet së pari të hetojë nëse Akhanlı, i cili kërkohet për buletinin e kuq me kërkesën e Turqisë, duhet të kthehet apo jo në Turqi.
Edhe nëse gjyqtari spanjoll arrin në konkluzionin se ekstradimi i Akhnli është i mundur, qeveria spanjolle është ajo që do të thotë vendimin përfundimtar. Ky proces vlerësohet të zgjasë disa javë.

Përgjigjja ndaj Erdoganit pas thirrjes për zgjedhje
Merkel në emisionin e RTL gjithashtu i shpjegoi Erdoganit, i cili u bëri thirrje qytetarëve gjermanë me origjinë turke që të mos votojnë për Bashkimin Kristian Demokratik (CDU), Partinë Social Demokratike (SPD) dhe të Gjelbrit. Merkel duke i përshkruar fjalët e Erdoganit si të papërshtatshme dhe i quajti ato si “krejtësisht të pamundur”. “Ne i ftojmë ata që të përdorin votat e tyre në një vend të lirë dhe ne do të nderohemi”, tha Merkel, drejtuar qytetarëve gjermanë me origjinë turke.
CNN

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?