Gjermania autorizon ukrainasit të mbrohen me ar*ët e tyre kundër Rusisë: Burrat dhe gratë po luf**jnë

Në një kohë që Rusia sulmon ende, Gjermania autorizon ukrainasit të mbrohen “në përputhje me ligjin ndërkombëtar” kundër sulmeve që vijnë përtej kufirit. Zëdhënësi i kancelarit Scholz, Steffen Hebestreit, tha se kjo është edhe me armët e dorëzuara, edhe ato gjermane.

“Burrat dhe gratë ukrainase po luftojnë për vendin dhe liritë e tyre. Shumë vende të botës i mbështesin ata në këtë, politikisht, ekonomikisht, me ndihmë ushtarake dhe armë. Qëllimi është të çlirohet territori ukrainas dhe ne kemi rënë dakord me Ukrainën që armët që kemi furnizuar të përdoren në përputhje me ligjin ndërkombëtar”, thuhet në shënimin e kancelarisë.

SHKARKO APP