FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gjermania dhe Franca: Të respektohet armëpushimi në Ukrainë

Gjermania dhe Franca kanë kërkuar sot nga të gjitha palët e përfshira në rritjen e shkeljeve të armëpushimit në pjesën lindore të Ukrainës, që t’i ndalin aksionet e tyre dhe t’i implementojnë lëvizjet për të cilat është arritur pajtueshmëri, meqë nuk ka alternativë tjetër, por vetëm një zgjidhje paqësore e konfliktit.

Në kumtesën e përbashkët të nënshkruar nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron, po ashtu, u bëhet thirrje oficerëve rusë për kthim në Qendrën e përbashkët për kontroll dhe koordinim (JCCC) të armëpushimit në konfliktin në këtë rajon, njofton rel.

Zyrtarët ukrainas kanë thënë se tërheqja e rusëve më 18 dhjetor nga kjo qendër paraqet goditje ndaj operacioneve të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE), dhe është përpjekje nga Kremlini për ta detyruar Kievin për të zhvilluar bisedime me përfaqësuesit e rajoneve separatiste në pjesën lindore të Ukrainës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?