Gjermania: Do zgjasë 2 vite, 10 milionë persona të prekur nëse…

Mbi 130 vende në mbarë botën janë prekur nga Covid-19 dhe i ka marrë jetën mijëra njerëzve ndërsa ka inktuar mbi 100 mijë të tjerë. Gjermania ka gjasa të përballet me mbi 10 milionë njerëz të infektuar me COVID-19 në muajt në vazhdim nëse qytetarët gjermanë nuk do të zbatojnë rregullat dhe masat drastike që ka marrë qeveria për mposhtjen e virusit.

Pandemia e koronavirusit ka të ngjarë të zgjasë rreth dy vjet, tha kreu i agjencisë së shëndetit publik të Gjermanisë, duke shtuar se do të shkojë shumë në varësi të shpejtësisë me të cilën do të krijohet vaksina kundër virusi.

Dr Lothar Wieler, presidenti i Institutit Robert Koch, tha që përfundimisht rreth 60-70 përqind e popullsisë globale mund të ishin infektuar, rikuperuar dhe fituar imunitet, por ishte e pamundur të thuash sa shpejt do të ndodhte kjo pandemi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?