Gjermania drejt blerjes së mundshme të vaksinës Sputnik V me Rusinë edhe pse nuk është miratuar nga EMA ende
Ministri i shëndetësisë i Gjermanisë Jens Spahn njoftoi se vendi i tij do të angazhohej në diskutime me Rusinë për një blerje eventuale të vaksinës së koronavirusit Sputnik V.
Vaksina aktualisht është nën rishikim nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA).
“Unë i shpjegova në emër të Gjermanisë Këshillit të Ministrave të Shëndetësisë të BE-së, se ne do të diskutonim dypalësh me Rusinë, së pari për të ditur se kur dhe cilat sasi mund të dorëzohen,” i tha ministri stacionit rajonal rajonal WDR.
Vaksina ruse e koronavirusit është regjistruar tashmë në 59 vende por nuk ka marrë ende dritën jeshile nga Agjencia Europiane e Barnave.
Vaksina është 91,6% efektive, sipas rezultateve të provës klinike të Fazës III të botuara në Lancet.