Gjermania drejt ndalimit të celularëve në shkolla, kancelari Merz mbështet nismën

Kancelari gjerman Friedrich Merz shprehu dje në mbrëmje mbështetje për ndalimin e telefonave celularë në shkollat ​​fillore.

Në një intervistë për transmetuesin publik ARD, Merz tha se ishte dakord me idenë e kufizimit te telefonave celularë ne shkolla.

Megjithatë, kancelari shtoi se kufizimi i aksesit në mediat sociale deri në moshën 16 vjeç do të ishte shumë më i vështirë për t’u zbatuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai tha se kishte simpati të madhe për vendet që kishin futur tashmë rregulla të tilla.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Fëmijët duhet të mësojnë të lexojnë, të shkruajnë dhe të ushtrohen në matematikë – jo të luajnë me telefonat e tyre celularë”, tha Merz.

Një sondazh i kohëve të fundit nga “Instituti ifo” i Gjermanisë zbuloi se 85% e të rriturve gjermanë janë në favor të kufizimit të aksesit në mediat sociale për nxënësit 16 vjeç e lart.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?