Gjermania e zotuar në samitin e klimës – përveç 100 milionë dollarëve ajo bën thirrje për zgjerim të energjisë ripërtëritse
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, u ka bërë thirrje vendeve të botës që të zgjerojnë kapacitetet e energjisë së ripërtërirë deri në vitin 2030. Scholz gjithashtu ka thënë se ekonomitë e botës ende varen nga gazi, por duhet ta prodhojnë atë duke u kujdesur më shumë për klimën.
Të enjten, pothuajse shumica e shteteve të botës finalizuan krijimin e një fondi për të ndihmuar shtetet që po dështojnë të përballen me humbjet dhe efektet e shkaktuara nga ndryshimet klimatike.
Shtetet si Gjermania kanë ofruar menjëherë 100 milionë dollarë për këtë fond, ashtu siç kanë bërë edhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Liderët e shteteve në zhvillim kanë marrë pjesë në ditën e dytë të samitit të Klimës me qëllim që t’u bëjnë presion shteteve industriale që të ndajnë informacionet e tyre për të luftuar ndryshimet klimatike dhe për të lehtësuar detyrimet financiare me të cilat po përballen si pasojë e efektit të klimës.