Gjermania kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan

Ministri i Gjermanisë për Çështje Evropiane, Michael Roth ka thënë sot se vizatimi i kufijve të ri në Ballkanin Perëndimor është një rrugë e rrezikshme. Kjo deklaratë e ministrit Roth vjen pas disa shkrimeve ditëve të fundit rreth një dokument joformal (non-paper) me siç thuhet, propozimin për ndryshimin e kufijve ne Ballkan.

Mediet kroate e boshnjake kanë shkruar se një dokument i tillë i hartuar nga kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha, i është dërguar presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel dhe në të propozohet ripërcaktimi i kufijve në Ballkanin Perëndimor si zgjidhje për problemet e hapura në rajon. Kabineti i kryeministrit të Republikës së Sllovenisë deri tani nuk ka komentuar rreth të ashtuquajturit dokument non-paper për Ballkanin Perëndimor. Por kundër idesë së për ndryshimin e kufijve në Ballkan është shprehur sërish Gjermania. Ministri për Evropë i Gjermanisë, Michael Roth ka thënë se vendet e Ballkanit Perëndimor kanë një të ardhme vetëm si shoqëri shumë etnike dhe se vizatimi i kufijve të rinj është një rrugë e rrezikshme.

“Vendet në Ballkanin Perëndimor kanë një të ardhme vetëm si shoqëri multietnike dhe multireligjioze. Pajtimi dhe bashkëpunimi rajonal janë çelës i paqes, demokracisë dhe prosperitetit. Vizatimi i kufijve të rinj është një rrugë e rrezikshme”, shkruan Roth në Twitter.

SHKARKO APP