Gjermania mbështet protestat në SHBA
Berlini ka shprehur sot mbështetjen për ato që quante protesta “legjitime” e “të kuptueshme” që kanë përfshirë SHBA pas vrasjes nga policia të afro-amerikanit George Floyd.
Duke thënë se shpresonte që protestat të “mos bëhen të dhunshme”, çka tashmë ka ndodhur, ministri i jashtëm gjerman Heiko Maas tha se mbështeste trazirat civile të shkaktuara nga vdekja afro-amerikanit të paarmatosur George Floyd.
“Protestat paqësore që ne po shohim në SHBA, ku janë përfshirë shumë gjeste emocionuese madje dhe nga policët amerikanë, janë të kuptueshme dhe më se të ligjshme. Ne shpresoj që ato të mos bëhen të dhunshme dhe që të kenë efektin e tyre”, tha ministri gjerman pa shpjeguar se cili do të ishte “efekti” i protestave.