Gjermania ndalon grupet e lidhura me Hezbollahun: Nuk do gjejnë strehë tek ne

Policia gjermane kreu një operacion në shtatë rajone. Ministri i Brendshëm, Horst Seehofer tha se grupet financonin organizatën terroriste Hezbollah. ”Kushdo që mbështet terrorin nuk do të jetë i sigurt në Gjermani. Ata nuk do të gjejnë strehë në vendin tonë”,- ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme përmes një postimi në Twitter.

Hezbollah është shpallur grup terrorist nga Izraeli dhe pjesa më e madhe e Perëndimit. Më 23 qershor 2020, edhe Qeveria e Kosovës, kishte shpallur si organizatë terroriste, grupin militant të Libanit, Hezbollah, përfshirë të gjitha formacionet e saj, si politike ashtu edhe ato ushtarake.

Grupi militant u themelua në vitet 1980 për të luftuar pushtimin e Libanit jugor nga ana e Izraelit. Ky grup gëzon mbështetjen e Iranit dhe ka shtrirë aktivitetin e tij në Siri, Irak dhe Jemen. Hezbollahu tani ka një arsenal më të fuqishëm se ushtria kombëtare libaneze.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?