Gjermania pagoi konsumatorët për të përdorur energji
Periudha e festave në Gjermani është përkthyer në fatura të lehtësuara të energjisë elektrike për konsumatorët. Falë investimit të vendit në burimet alternative të elektricitetit, çmimet e energjisë zbritën nën zero, gjë që do të thotë se praktikisht, gjermanët janë paguar për të përdorur energji gjatë periudhës festive.
Gjermania ka shpenzuar 200 miliardë dollarë në 2 dekadat e fundit për të siguruar burime më të pastra elektriciteti. Investimi po jep një impakt të papritur – konsumatorët në fakt po paguhen për të përdorur energji. Çmimet e elektricitetit zbritën nën zero gjatë periudhës së festave në Gjermani, kjo falë efikasitetit të impianteve të energjisë së ripërtëritshme.
Çmime të tilla të quajtura “negative” nuk janë normë në Gjermani, por nuk janë as diçka e padëgjuar më parë, falë përpjekjes së vendit për të inkurajuar investimin në forma më ekologjike të gjenerimit të elektricitetit. Gjatë festave, disa konsumatorë madhorë janë paguar rreth 60 euro për megavat-orë për të përdorur energjinë.
Furnizimi me energji tejkaloi kërkesën për të, ndaj dhe kjo situatë çon në çmime negative. Por kjo nuk do të thotë se konsumatorët përfitojnë drejtpërsëdrejti nga këto çmime. Edhe pse faturat e energjisë janë më të ulëta sesa do të ishin normalisht, çmimi i elektricitetit në përgjithësi është rritur. Përdorimi i burimeve alternative të energjisë gjithashtu nxjerr në pah faktin se teknologjia ende nuk ka mundur të prodhojë mjaftueshëm energji për të përballuar gjithë kërkesën, pasi funksionimi i këtyre impianteve ekologjike varet nga moti.
KOHA JONË SONDAZH

