Gjermania pezullon sërish përdorimin e vaksinës AstraZeneca, por për personat nën 60 vjeç
Gjermania ka kufizuar përdorimin e vaksinës AstraZeneca për njerëzit nën 60 vjeç nga frika se mund të çojë në mpiksje vdekjeprurëse të gjakut. Ministri i Shëndetësisë Jens Spahn dhe zyrtarët shtetërorë ranë dakord unanimisht të martën për të dhënë vaksinën vetëm për njerëzit e moshës 60 vjeç ose më të vjetër. Kancelarja Angela Merkel më vonë konfirmoi kufizimin në një konferencë shtypi së bashku me Spahn, duke thënë se programi i vaksinimit ishte i bazuar në besim dhe që çdo rrezik i mundshëm të adresohej. Vendimi erdhi pasi rregullatori mjekësor i vendit njoftoi se kishte marrë gjithsej 31 raporte të mpiksjeve të rralla të gjakut në marrësit e fundit të vaksinës AstraZeneca. Nëntë nga njerëzit vdiqën dhe të gjitha, përveç dy prej rasteve, përfshinin gra të moshës 20 deri 63 vjeç, tha Instituti Paul Ehrlich.
Disa vende evropiane ndaluan përkohësisht përdorimin e vaksinës AstraZeneca në fillim të këtij muaji pasi raportet se mund të shkaktonte një formë të pazakontë të mpiksjes së gjakut të njohur si trombozë e venave të sinusit. Por Agjencia Evropiane e Barnave arriti në përfundimin se përfitimet e vaksinës tejkaluan rreziqet, por rekomandoi që paralajmërimet për efektet anësore të rralla duhet t’u jepen pacientëve dhe mjekëve. Shumica e vendeve të Bashkimit Evropian që atëherë kanë rifilluar vaksinimet me AstraZeneca, por disa prej tyre, përfshirë Francën, Finlandën, Suedinë dhe Islandën, kanë kufizuar përdorimin e tyre në popullata të moshuara.
Gjithashtu të martën, dy spitale shtetërore në Berlin njoftuan se kishin ndaluar dhënien e vaksinës së koronavirusit të AstraZeneca anëtarëve femra të personelit nën 55 vjeç. Drejtuesit e pesë spitaleve universitare në Gjermaninë perëndimore bënë thirrje për një pezullim të përkohshëm të vaksinës për të gjitha gratë më të reja, duke përmendur rrezikun e mpiksjes së gjakut. Rreth 2.7 milion doza të vaksinës AstraZeneca janë dhënë deri më tani në Gjermani.