Gjermania regjistron 23 mijë raste të reja me koronavirus dhe 483 viktima brenda një dite

Gjermania ka regjistruar 23 mijë raste të reja me koronavirus sipas institutit Robert Koch.

Instituti gjithashtu raportoi 483 viktima si pasojë e COVID-19, derisa numri i përgjithshëm u rrit në 18 mijë.

Bazuar në të dhënat zyrtare të Universitetit John Hopkins, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Gjermani u rrit në 1.1 milion.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndryshe, kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka deklaruar se koronavirusi është provë e jashtëzakonshme për njerëzimin dhe kjo krizë globale shumëformëshe mund të kapërcehet vetëm me një veprim global.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?