Gjermania regjistron ditën më të vështirë, 254 viktima nga Koronavirus në 24 orë

Gjermania ka regjistruar sot numrin më të madh të vdekjeve ditore prej koronavirusit pasi 254 njerëz kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.

Rezultatet e vdekjeve të reja kanë bërë që të shënohen 2016 viktima në total deri ditën e sotme për shkak të pandemisë.

Ndërkohë, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka kaluar mbi 100,000 raste pasi 4003 përsona kanë rezultuar pozitivë në 24 orët e fundit duke bërë që numri i të infektuarve të kalojë nga 99,225 në 103.222.

Rastet e infeksioneve kanë pësuar rënie në ditët e fundit por ekspertët njoftojnë se do duhet ende kohë para se të pësojë rënie edhe kurba e personave që fakteqësisht po humbin jetën prej pandemisë.

Nga 254 vdekje të reja, 114 ishin në Bavari ose Baden-Wuerttemberg, dy shtetet jugore më të afërta me Italinë të cilat janë goditur më shumë nga sëmundja.

SHKARKO APP