Gjermania regjistron numrin më të lartë të të infektuarëve me Covid-19 që prej muajit prill

Gjermania ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit ka regjistruar 1.707 raste të reja me Covid-19, shifër e cila është më e larta që prej muajit prill.

Janë regjistruar gjithashtu dhjetë përsona të vdekur, duke e çuar shifrën totale të viktimave në 9.253.

Të dhënat e fundit të Institutit të Robert Koch në Gjermani, kanë çuar në 228,621 numrin e të infektuarëve në këtë shtet që prej fillimit të pandemisë.

Autoritetet kanë thënë se fajtorët kryesorë të kësaj rritje janë kthimet nga pushimet, organizimet dhe festat e tjera familjare.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka thënë ditën e martë se nuk do të mund të ketë lehtësim të masave për momentin. Ajo gjithashtu u ka bërë thirje të gjithë gjermanëve që të kujdesen për higjenën e tyre.

Që prej fillimit të pandemisë, Gjermania ka qenë një ndër vendet të cilat e ka menaxhuar më së miri situatën e pademisë.

SHKARKO APP