Gjermania rekord të ri fatalitetesh nga koronavirusi, 962 vdekje në 24 orët e fundit
Gjermania regjistroi 962 vdekje nga koronavirusi në 24 orët e fundit, një rekord i ri për vendin, deklaroi Instituti Robert Koch.
Rekordi i mëparshëm u arrit një javë më parë kur u njoftuan 952 infeksione. “24 740 infeksione të reja u regjistruan të mërkurën”, sipas RKI.
Numri i përgjithshëm i njerëzve që kanë vdekur në lidhje me një infeksionin është rritur në 27 968 që nga e mërkura.
Numri në rritje i infeksioneve dhe vdekjeve po ushtron presion në sistemet shëndetësore gjermane.