Gjermania shkakton zemërim, nuk e ndriçon Portën e Bundestagut me ngjyrat e flamurit rus

Vendimi i qytetit gjerman, Berlin, për të mos e ndriçuar vendin e saj më historik, Portën e Bundestagut, me ngjyra të flamurit rus për të shprehur solidaritetin me qytetin rus, Shën Petersburgun, pas një sulmi që ndodhi dje atje, ka shkaktuar zemërim, me kritikët që e kanë quajtur skandal këtë vendin.

Në të kaluarën, pas çdo sulmi në vendet tjera, Berlini e ka ndriçuar Portën e Bundestagut me ngjyrat e flamujve si të Francës, Turqisë, Britanisë dhe Holandës, transmeton Express.

Por, një zëdhënës i qeverisë së Berlinit ka thënë se kryetari i qytetit ka vendosur që kjo gjë bëhet vetëm si kundërpërgjigje ndaj sulmeve që ndodhin në vendet partnere. Shën Petersburgu, ku të paktën 14 persona u vranë në sulmin e të hënës në metro, nuk është vend partner./Express/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?