Gjermania, shteti i fundit që mbyll kufijtë për shkak të koronavirusit
Gjermania është bërë shteti i fundit që mbyll kufijtë ndërkohë që vendet e Evriopës po përpiqen të frenojnë përhapjen e koronavirusit, njofton BBC.
Kufijtë e saj me Francën, Austrinë dhe Zvicrën u mbyllën të hënën në mëngjes, përveç trafikut tregtar.
Franca po shqyrton bllokime më të rrepta, pasi kreu i Shëndetësisë deklaroi se situata po përkeqësohet shpejt.
Shifrat e fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë tregojnë 164 mijë raste të konfirmuara dhe 6470 të vdekur në të gjithë botën.
Qëllimi është të frenohet përhapja e virusit por edhe të kufizojë blerjen e panikut ndërkufitar, njoftojnë mediat gjermane. Vetëm kufijtë me Holandën dhe Belgjikën nuk janë prekur ende.
Pas një telefonate që kancelarja gjermane Angela Merkel bëri me liderët e BE, Presidenti francez Emmanuel Macron i kritikoi ata që po merrnin masa të njëanshme për kontrollin e kufijve.