Gjermania shton masat e sigurisë pas sulmeve në Hanau
Gjermania do të vendosë forca shtesë policore për të mbrojtur xhamitë, stacionet hekurudhore, aeroportet dhe vendet e tjera të ndjeshme, për shkak të një kërcënimi “shumë të lartë” të elementeve të së djathtës, njoftuan zyrtarët.
Ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer, tha se ai kishte rënë dakord me udhëheqësit rajonalë, për masat e reja të sigurisë.
“Kërcënimi i sigurisë nga ekstremizmi i krahut të djathtë, antisemitizmi dhe racizmi është shumë i lartë”, tha ministri Seehofer.
Të mërkurën, një ekstremist i dyshuar i krahut të djathtë vrau nëntë vetë në dy bare në qytetin e Hanaut.
I dyshuari më pas u gjet i vdekur në një apartament. Hetuesit janë duke e trajtuar sulmin si akt terrorizmi.
Prokurorët thanë se autori I ngjarjes ishte “thellësisht racist”.