Gjermania vijon trendin pozitiv në luftën ndaj Covid-19
Gjermania po tregon tendenca pozitive në përpjekjen e saj për të ndaluar përhapjen e Covid-19.
Kështu deklaroi kreu i Institutit Robert Koch Lothar Wieler, e cila është agjensia kombëtare e vendit për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve, në një konferencë shtypi ditën e sotme.
“Ne kemi një tendencë pozitive, qytetarët na kanë ndihmuar shumë, i falënderoj të gjithë. Ishte e shkëlqyeshme që përpjekjet tona po japin rezultat,” tha Wieler.
Por ai paralajmëroi se nuk kishte asnjë shenjë të qartë se numri i të infektuarve po zvogëlohej. Wieler tha gjithashtu se kishte dallime të forta rajonale në Gjermani dhe këshilloi qytetarët që të mbeten të disiplinuar.
Sipas Institutit Robert Koch deri më tani në Gjermani janë shënuar 2,969 viktima nga Covid-19 dhe janë infektuar mbi 125 mijë persona.