Gjermania zgjedh me 26 shtator 2021 pasuesin e Merkelit

Më 26 shtator të vitit të ardhshëm gjermanët do të thirren të votojnë për Budenstagun e rrjedhimit për të zgjedhur pasuesin e Angela Merkelit. Pas 16 vjetësh në krye të fuqisë politike dhe ekonomike europiane, Merkeli ka thënë se nuk do të garojë për një mandat të pestë dhe do të largohet përfundimisht nga politika.

Qeveria gjermane vendoi të mërkurën që më 26 shtator 2021 të zhvillojë zgjedhjet e përgjithshme për të zgjedhur kreun e ri të ekzekutivit që do të zëvendësojë Angela Merkel-in.

Më herët zonja Merkel ka thanë se nuk do të garojë për një mandat të pestë dhe do të largohet nga politika pas 16 vjetësh në qendër të fuqisë politike dhe ekonomike dhe vendit më të populluar të BE-së.

Largimi i saj do të shënojë fillimin e një epoke të re dhe më pak të sigurtë për politikën gjermane dhe zemrën e Bashkimit Europian.

Qeveria “i propozon presidentit federal të shtunën e 26 shtatorit 2021 për zgjedhjen e sesionit të 20-të të Bundestag-ut (Dhomës së Ulët të Parlamentit),”tha u tha gazetarëve zëdhënësja Martina Fietz.

Kjo datë duhet të dekretohet tani nga presidenti Frank-Walter Steinmeier.

Gara për të zënë vendin e Merkelit mbetet e hapur, pasi partia Bashkimi Kristian Demokrat është përfshirë nga lufta për kreun e partisë, luftë që u zgjat për shkak të pandemisë. Momentalisht ka tre kandidatë për postin e kryetarit të partisë më të madhe të Gjermanisë.

Kryeministri i landit të Rhine-Westphalia Veriore Armin Laschet, avokatit Friedrich Merz dhe ekspertit të politikës së jashtme Norbert Rottgen.

Kandidatët kanë propozuar zhvillimin e një kongresi on line nëse takimi do të jetë i pamundur për shkak të pandemisë.

SHKARKO APP