”Gjetja shqiptare”, një piton 6 metra si “rojtar” i parcelës me kanabis

Gjykata penale e Liezhit në Belgjikë dënoi një 32-vjeçar vendas, i cili me disa bashkëpunëtorë mori pjesë në tentativën e vjedhjes së një plantacioni kanabisi në Regné, në qytetin e Vielsalm.

Disa shqiptarë i kishin ofruar një marrëveshje fermerit, i cili u vuri në dispozicion ambientet e tij. Shtetasi belg u informua për krijimin e një plantacioni kanabisi dhe vendosi të vidhte 1500 bimët e kanabisit, bashkë me disa të tjerë.

Në momentin kur mbërritën atje, ata bënë zhurmë, çka tërhoqi vëmendjen e banorëve, të cilët lajmëruan policinë. Kur policët mbërritën atje, gjatë kontrollit në fermë u gjendën përballë një pitoni 6 metra të gjatë, që peshonte 60 kilogramë, të cilin shqiptarët e kishin lënë mes bimëve të kanabisit.

SHKARKO APP