Gjobë deri në 600 mijë euro për ata që refuzojnë vaksinën pa arsye
Galicia është rajoni i parë i Spanjës që do të shqyrtojë mundësinë e ndëshkimit të njerëzve që refuzojnë, pa shkaqe të arsyeshme, për tu vaksinuar kundër Covid.
Parlamenti i këtij komuniteti autonom në veri-perëndim të vendit ka miratuar reformën e legjislacionit rajonal të shëndetësisë.
Teksti i ri parashikon zbatimin e gjobave midis 1.000 dhe 600 mijë euro.
Gjobat do të ndahen në tre nivele: të lehta, të rënda dhe shumë të rënda bazuar në “rrezikun ose dëmin që shkakton në shëndetin e popullatës”.
Qëllimi është mbi të gjitha të dekurajojnë qytetarët që akoma mohojnë ekzistencën e virusit, argumenton grupi politik i shumicës.
Nga ana tjetër partitë e opozitës vënë në dyshim zbatueshmërinë ligjore të gjobave dhe argumentojnë se dispozita do të refuzohet nga gjykatat sepse “ajo shkel të drejtat themelore, bie ndesh me normat kombëtare dhe favorizon propagandën e mohuesve”.
Për më tepër, në një nivel ligjor, përkufizimi i “arsyes së vlefshme” mbetet i paqartë.
“Vaksinat jo të detyrueshme në Spanjë”
Ndërkohë, Carolina Darias, Ministrja spanjolle e Shëndetësisë, tha se vaksinimi kundër Covid në vendin Iberik “nuk është i detyrueshëm”, pasi iu kërkua një mendim mbi vendimin në Galician.
Darias tha se duhet të presim vlerësimet përkatëse ligjore për të kuptuar nëse ligji i ri Galician është në të vërtetë kushtetues.