Gjykata amerikane bllokon urdhrin e Biden

Një gjykatë apeli në Shtetet e Bashkuara të Amerikës bllokoi përkohësisht urdhrin e presidentit Joe Biden për të bërë të detyrueshëm vaksinimin në kompanitë e mëdha.

Ky urdhër i kreut të Shtëpisë së Bardhës parashikon që të gjithë punëtorët në kompanite private me më shumë se 100 persona duhet të vaksinohen plotësisht ose të testohen çdo javë.

Por gjykata e Apelit deklaron se ka gjetur shkelje të rënda statutore dhe kushtetuese në këtë urdhër, që pritet të hyjë në fuqi në muajin janar.

Swiss Digital Desktop Reklama

5 shtete të drejtuara nga republikanët si edhe kompani të ndryshme apo grupe fetare kanë bërë padi ndaj këtij urdhri të presidentit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ata e akuzojnë për tejkalim të kompetencave, pasi urdhra të tillë mund të ndërmerren nga shtetet dhe jo nga autoritetet federale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?