Gjykata amerikane pezullon ligjin e propozuar nga Trump për emigrantët
Gjykata amerikane ka pezulluar përkohësisht ligjin e propozuar nga Donald Trump që emigrantët duhet të sjellin sigurojnë shëndetin brenda 30 ditëve nga mbërritja në tokën amerikane.
Gjyqtari Michael Simon në Oregon dha një urdhër paraprak kundër këtij propozimi. Shumë persona të tjerë kanë ngritur akuza ndaj rump.
Sipas tyre ky ligj do të bllokojë ardhjen e shumë emigrantëve madje do të pakësojë dhe ardhjen nëpërmjet vizave turistike.
Për emigrantët e ardhur është shumë e vështirë sigurimi i shëndetit pasi sistemi shëndetësor në SHBA është shumë kompleks.
Qëllimi i presidentit Trump është të pengojë bashkimin familjar mes emigrantëve të ardhur.
Urdhri nga gjyqtari Simon do të jetë në fuqi vetëm për 28 ditë ndërkohë që lufta kundër këtij ligji do të vazhdojë.
Sipas administratës së Trump, sigurimi shëndetësor i emigrantëve nuk duhet të pagohet nga taksapaguesit amerikanë.
Por studimet e universitetit George Washington tregon se vetëm një pjesë shumë e vogël e emigrantëve nuk arrijnë të marrin sigurimin e shëndetit.