Gjykata dënon me vdekje ish-Presidentin e Pakistanit
Ish-Presidenti i Pakistanit, Pervez Musharraf, është dënuar me vdekje. Ky vendim është dhënë nga një gjykatë në Islamabad. Musharraf u dënua për tradhti të lartë, të bërë ndaj kombit të tij.
Akuza ka të bëjë me vendimin e marrë prej tij në vitin 2007, kur pezulloi Kushtetutën me vendosjen e “ligjit të emergjencës”, me qëllim për të zgjatur mandatin e tij, raporton BBC.
Mediat ndërkombëtare shkruajnë se gjenerali Pervez Musharraf mori pushtetin në vitin 1999 nëpërmjet një grushti shteti, ndërsa më pas u emërua president i Pakistanit nga viti 2001 deri në 2008-ën. Sipas mediave, aktualisht ish-Presidenti pakistanez ndodhet në Dubai pasi është larguar nga vendi i tij në vitin 2016 për trajtim mjekësor.