Gjykata Kushtetuese kundërshton vaksinimin e detyrueshëm
Vaksinimi i detyrueshëm për punëtorët e administratës publike është jo-kushtetues.
Kështu u shpreh Gjykata Kushtetuese në Slloveni, në një kohë që qeveria planifikonte të zbatonte vendimin për vaksinimin e detyrueshëm nga 1 tetori, por Gjykata Kushtetuese e bllokoi derisa duhet të shpallë vendimin përfundimtar.
Në arsyetim, Gjykata Kushtetuese e Sllovenisë thotë se “vaksinimi i detyrueshëm fillimisht kërkon ndryshime në ligjin për sëmundjet ngjitëse”.
Zyrtarët e qeverisë nuk e kanë komentuar vendimin.