Gjykata Supreme certifikon zgjedhjet, Joe Biden fiton zyrtarisht Nevada-n

Sekretarja e Shtetit e Nevada, Barbara K. Cegavske certifikoi zyrtarisht rezultatet e zgjedhjeve të përgjithshme të 2020 përpara Gjykatës së Lartë të Shtetit.

Gjykata Supreme e Nevada-s nënshkroi shqyrtimet për secilin qark përpara se të bëhej certifikimi zyrtar i rezultateve. Në këtë shtet, Biden u shpall fitues me më shumë se 33,000 vota, sipas të dhënave më të fundit në faqen e internetit të Sekretarit të Shtetit.

Më herët gjatë ditës është certifikuar rezultati i zgjedhjeve edhe në Pensilvani, ku po ashtu u konfirmua fitorja e presidentit të zgjedhur Joe Biden.

SHKARKO APP