FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gjykata Supreme konfirmon 21 muaj burg për Lionel Messin

Gjykata Supreme në Spanjë ka vendosur sot dënimin me 21 muajsh burgim për Lionel Messin, ndërkohë që babai i tij është dënuar me 15 muaj.

Më 7 korrik 2016, Gjykata Provinciale në Barcelonë e dënoi yllin argjentinas të skuadrës katalanase të futbollit dhe babain e tij , Jorge Horacio, me 21 muaj burgim për tri vepra fiskale.

Messi është shpallur fajtor për mashtrimin prej 4.1 milionë eurosh në Thesar, në vitet 2007, 2008 dhe 2009. Organet hetimore njoftojnë se “pleshti” nuk ka paguar 10.1 milionë euro nga të drejtat e imazhit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke qenë se vendimi është më pak se dy vite, ai nuk do të shkojë pas hekurave pasi është një dënim që mund ta shlyejë dhe financiarisht.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?