Gjykata Supreme në Venezuelë sulmohet me granata

Gjykata Supreme e Venezuelës është sulmuar me granata të hedhura nga një helikopter i rrëmbyer, gjë që ka thelluar edhe më tej krizën në këtë vend.

Nga të dhënat paraprake mësohet se mjeti fluturues është rrëmbyer nga një oficer policie, i quajtur Oscar Perez, i cili përmes një lajmërimi të bërë deklaroi se do të sulmonte qeverinë që e cilësoi të kriminalizuar. Përmes video-mesazheve që kishte publikuar më herët ai duket se ka edhe mbështetës të tjerë, ndërsa thekson se nuk i përket asnjë partie politike.

Zyrtarët bënë të ditur se i dyshuari përveçse hodhi granata në godinën e sallës më të lartë të gjyqsorit të Venezuelës, kishte qëlluar edhe me armë zjarri. Fatmirësisht nuk ka patur të lënduar, por nuk dihet ende vendndodhja e agresorit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Autoritetet kanë nisur menjëherë verifikimet për të arrestuar Oscar Perez, ndërsa nuk bëhen të ditura shumë detaje në këtë drejtim. Përveç sulmit mbi Gjykatën Supreme, oficeri sulmoi edhe mbi Ministrinë e Brendshme dhe atë të Drejtësisë, por dëmet mbi këto institucione kanë qenë të pakta.

Swiss Digital Mobile Reklama

I menjëhershëm ka qënë reagimi i Presidentit të vendit, Nikolas Maduro. Lideri i Venezuelës e dënoi ngjarjen duke e përshkruar si një sulm terrorist. Në mbyllje, ai theksoi se autoritetet kanë nisur menjëherë punën për të vënë përpara përgjegjësisë agresorin.

Sipas Maduros, ishte një fat i madh që e gjithë kjo histori përfundoi pa viktima.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?