Gjykata turke me dorë të hekurt, jep burgim të përjetshëm për dhjetëra persona
Një gjykatë në Turqi, ka dhënë dënime të përjetshme për dhjetëra të pandehur në lidhje me përpjekjen për grusht shtet në 2017.
Pilotë të forcave ajrore dhe komandantë të ushtrisë ishin në mesin e gati 500 të pandehurve, të akuzuar për përpjekjen për të përmbysur nga pushteti Presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.
Një total prej 475 të pandehurve u gjykuan, ndërsa 365 prej tyre janë të burgosur.
Erdogan thotë se kleriku mysliman me bazë në SHBA, Fethullah Gulen organizoi komplotin. Gulen ka mohuar çdo përfshirje në përpjekjen për grusht shteti. Përpjekja për grusht shteti la të vrarë 251 njerëz dhe më shumë se 2.000 të plagosur.