”Gjyshi” pranon 40 përdhunimet, ja si vepronte
Një 57-vjeçar pranon të ketë përdhunuar rreth 40 gra dhe vajza në Francë dhe Belgjikë, që në vitin 1980. Ai u arrestua pasi policia bëri lidhjen e makinës së tij me atë të përdhunuesit të një vajze të re në Belgjikë. ADN-ja e tij përkon me 19 sulme të tjera.
Rasti ka shokuar qytetin verior të Pont-sur-Sambre, ku kryetari i Bashkisë e përshkroi atë si një njeri vërtet të pëlqyer. Babai i tre fëmijëve punonte si portier dhe më parë kishte qenë kryetari i klubit lokal të futbollit.
Të dyshuarit tani i është vënë nofka “Përdhunuesi i Sambre” pas lumit të zonës. Ai mendohet të jetë përdhunues serial me më shumë precedentë të tillë dekadat e fundit.
“Zakonisht, ai i sulmonte gratë nga pas, herët në mëngjes, kur vishte dorashka dhe mbulonte fytyrën e tij”-thotë prokurori Jean-Philippe Vicentini.
KOHA JONË SONDAZH

