Gjysmë ton drogë nga Shqipëria, flet kryebashkiaku italian

Pas kapjes së rreth një ton e gjysmë drogë në bordin e një gomoneje, e cila ishte nisur nga Shqipëria ka reaguar edhe kryebashkiaku italian i Martina Franca, i cili falënderoi policinë për operacionin.

“Urime dhe një falënderim për policinë. Territori ynë, i cili gjendet në një zonë të bendshme, mbrohet edhe në distancë nga rreziqet që vijnë nga larg. Droga e sekuestruar sot, si shumë të tjera përbën një rrezik i madh për fëmijët tanë dhe padyshim ndaj nuk duhet ta nënvlerësojmë”, u shpreh ai.

Kujtojmë se droga e kapur brenda gomones ishte e ndarë në tetëdhjetë çanta, ndërsa vlera në treg shkonte rreth 14 milionë euro. Bashkë  me ngarkesën  u arrestuan edhe dy trafikantët e dyshuar , dy të rinj nga Cisternino.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?