Godina e qeverisë ndriçohet me flamurin e Ukrainës, Albin Kurti: Historia favorizon të drejtët
Mbrëmjen e kësaj të marte, në mbështetje të Ukrainës, godina e qeverisë së Kosovës është ndriçuar me flamurin e Ukrainës në shenjë solidaritetit me këtë shtet, territori i të cilit është pushtuar pjesërisht nga trupat ushtarake ruse.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se këto kohë janë kritike për ukrainasit dhe se pavarësisht sa të errëta janë kohët apo sa e vështirë është lufta, historia favorizon të drejtët.
“Pavarësisht se sa të errëta janë kohët apo sa e vështirë të jetë lufta, historia favorizon të drejtët. Në këtë kohë kritike për popullin ukrainas, ne ndezëm ndërtesën e qeverisë për të treguar solidaritetin e popullit të Kosovës me popullin e Ukrainës”.