Goditen grabitësit në Spanjë, ndalohen 3 kosovarë
4 shqiptarë të Kosovës të akuzuar për grabitjen e dhjetëra banesave luksoze në Spanjë vitet e fundit u arrestuan nga autoritetet vendëse javën e kaluar. Tashmë janë publikuar pamjet e operacionit të titulluar “Rinia” të cilat tregojnë shkallën e lartë të speciazimit të grupit për këto veprimtari kriminale.
Policia spanjolle ka publikuar pamjet e operacionit që javën e kaluar çoi në prangosjen e një bande shqiptare të specializuar në vjedhjen e banesave luksoze.
Si pjesë e “Operacionit Rinia” të koordinuar me Europolin, u ndaluan tre shqiptarë nga Kosova dhe një shtetas spanjoll, ndërsa një person i pestë me origjinë shqiptare është shpallur në kërkim.
Kërkimet për grupin kriminal nisën pas raportimeve se shumë banesa në zonat qendrore të Madridit dhe rrethinave po binin pre e grabitjeve pa u diktuar.
Disa prej kallëzuesve ishin futbollistë të skuadrave të njohura spanjolle si Atletiko apo Reali i Madridit.
Autoritetet thanë se karaktestikë e grupit ishte qëndrimi vetëm 1 muaj në Spanjë, ndërsa më pas largoheshin në vendet e origjinës ku dyshohet se zhvillonin të njëjtën veprimtari kriminale.
Për shkak të ndërrimit të shpeshtë të shtëpive, automjeteve dhe numrave të kontaktit, autoritetet hasnin vështirësi në gjurmimin e lëvizjeve të tyre.
Mësohet se autorët bashkëpunonin me një argjendar në Madrid me të cilin shkëmbenin stolitë dhe objektet e vjedhura me një sasi floriri.
Gjatë operacionit të arrestimit u sekuestruan 8 makina makina luksoze, pajisje për kryerjen e grabitjeve, argjendurina, para dhe peshore elektronike.
Një nga krerët e bandës mendohet të jetë shqiptar i njohur nga autoritetet edhe në vitin 2007 për vjedhjen me dhunë të një biznesmeni dhe producenti spanjoll.