Goditi shitësen, gruaja e ambasadorit pretendon imunitet diplomatik

Gruaja e ambasadorit të Belgjikës në Korenë e Jugut, Xiang Xueqiu është duke kërkuar imunitet diplomatik për të shmangur akuzat për sulm ndaj stafit të një dyqani në Seul. Pamjet e kamerave të sigurisë treguan gruan e Peter Lescouhier, Xiang Xueqiu, duke goditur me shuplakë një ndihmës dyqani muajin e kaluar.

Stafi kishte dashur të kontrollonte rrobat që ajo po linte nëse ishin të sajat, për shkak të shqetësimit që ajo mund të ketë qenë duke vjedhur në dyqan. Ambasadori ka kërkuar falje për reagimin “e papranueshëm” të gruas së tij dhe shprehu keqardhjen për përfshirjen në këtë incident të gruas së tij.

Incidenti ndodhi më 9 prill në një dyqan rrobash në Yongsan-gu, Seul. Gruaja e ambasadorit raportohet të ketë ndjekur përsëri punonjësin në dyqan dhe, në një konfrontim të kapur nga kamerat, u duk të shtynte dhe të godiste një tjetër anëtar të stafit i cili u përpoq të ndërhynte. Gruaja e ambasadorit belg në Korenë e Jugut do të ushtrojë të drejtën e saj për imunitet diplomatik për të shmangur një padi për akuzat e rrahjes së dy punonjësve të dyqanit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?