Gra ”në gjak” e duar të lidhura, protestë kundër abuzimeve nga rusët në Ukrainë

Bota po tregon me çdo formë që dënon luftën ruse në Ukrainë. Sot para ambasadës ruse në Tallin të Estonisë, u zhvillua një protestë kundër abuzimit të grave dhe fëmijëve në Ukrainë nga forcat ruse.

Një grup vajzash rrethuan godinën e ambasadës, gjysmë të zhveshura me duar të lidhura, kokën të mbuluar me qese të zeza ndërsa trupin e kishin lyer me bojë të kuqe, në shenjë proteste për dhunën e ushtruar nga forcat ruse.

“Ushtarët rusë po marrin peng dhe po vrasin gra e fëmijë të pafajshëm në Ukrainë. Njerëzit që mbështesin këtë luftë, mbështesin gjithashtu edhe krimet e luftës. Ky është mesazhi ynë për mbështetësit e regjimit të Putin në Rusi, Estoni dhe kudo”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?