Gra që ngasin kamionë të tonazhit të lartë në Pakistan
Nga Gëzim Hoxha
Së fundi Pakistani nuk do të përmendet vetëm për rezervat e pasura të qymyrgurit e të gazit të lëngshëm dhe investimet kineze në fushën minerare, por edhe për një grup femrash të cilat kanë zgjedhur të punojnë si shofere. Jo shofere makinash dosido, apo aq më pak shofere taksish, por shofere kamionash të tonazhit të lartë.
Të detyruara për t’i ikur varfërisë ato kanë kapur këtë lloj pune që më parë bëhej vetëm nga burrat. – kështu e fillon shkrimin e tij Drazen Jorgic për portalin pakistanez NDTV. Punë të tilla shihen si një ndryshim në jetët e njerëzve që popullojnë rajonin jugor gjithë pluhur shumë pranë kufirit me Indinë. Duna të tëra rëre mbulojnë rezerva të pasura qymyri që vlerësohen në 175 miliard tonë dhe kamiona të verdhë gëlojnë rreth minierës më të madhe që po hapet në Pakistan.
Kamionë madhështor prej 60 tonësh, e tmerroi në fillim Gulabanin, një prej grave që punon si shofere me të. 25 vjeçe, ajo është nëna e tre fëmijëve dhe pjesëtare e një prej komuniteteve më koservativë në vendin me 280 milion banorësh, Hindutë e Tarit.
Gulaban e sheh këtë punë si shpresë për përmirësimin e perspektivën e zymtë të punësimit të grave. Ajo është njëra prej 30 grave të tjera që u trajnuan për të ngarë kamionë të tillë nga një firmë pakistaneze që merret me gërmimin e shkretëtirës për nxjerrjen e qymyrit.
Nëse Gulaban mundet të ngasi një kamion të tillë atëherë pse të mos e bëjmë edhe ne? – thotë Ramu 29 vjeç nëna e 6 fëmijëve e cila nget tashmë një tashmë një kamion 40 tonësh.
Kompania në fjalë ka 125 kamionë të tonazhit të lartë të cilët transportojnë dhe nga miniera që po hapet në këtë rajon të varfër. Sipas një vlerësimi paraprak të firmës thuhet se do të nevojiten edhe 300 kamionë të tjerë për të përballuar volumin e punës.
Shoferet paguhen deri në 40.000 rupis ose 380$ në muaj. Grave u është dashur të kapërcejnë barriera kulturore të cilat e kufizojnë gruan të bëjë punë tradicionale si: në bujqësi, dhe punë shtëpie siç janë pastrimi dhe gatimi.
I shoqi i Gulabanit, Harjilali, kujton se si e tallnin kur ai hipte në makinën që e ngiste e shoqja. Ai kujton se si ata thoshin:- Ja një “analfabete” po nget një kamion. Po Gulabani shef përpara, ajo është bërë shembull edhe për gratë e tjera dhe shpreson në një të ardhme më të mirë.
Po Pakistani nuk është vendi i vetëm që ka bërë një ndryshim të tillë në lidhje me punësimin e grave në fushën e transportit. Një vend aleat i tij, Arabia Saudite, këtë javë ia njohu për herë të parëme ligj të drejtën për të ngarë makinat edhe grave. Ky ishte fundi i ndalimit të kësaj të drejte nga kleri konservativ.
Në shkrimin e saj me titull “Reforma historike Saudite që do të rrisë punësimin e grave” për AFP, Anuj Chopra, shkruan se vendimi i Arabisë Saudite për lejimin e grave qëtë ngasin makinat tingëllon si këmbanë vdekjeje për konservatorët. E parë nga një këndveshtrim tjetër priten të punësohen me mijëra gra si shofere.
Dhënia e patentave grave ka qenë një nga reformat më shokuese të kësaj mbretërie, do t’i japë efektet e para në Qeshorin e ardhshëm. Ky vend po vuan në masë të madhe krizën ekonomike të naftës.
Analistët parashikojnëjo vendosjen e miliona grave pas timonave por edhe futjen e mijëra të tjerave në forcën e punës duke kursyer me miliona dollar dhe duke e vitalizuar në këtë mënyrë ekonominë e këtij vendi të varur këmbë e krye nga nafta.
Karim ka qenë një nga personat të cilët e përshendeti i pari këtë reformë. Ai parashikon të punësojë rreth 100.000 femra. Ai zotëron një biznes taksish dhe shumica e klientelës së tij janë gra. Ai shpreson të kapë një segment të këtij tregu ku shumica e udhëtareve femra e kanë paksa të vështirë të udhëtojnë në taksi të ngara nga meshkuj.
Reforma në fjalëi atribuohet princit të ri të kurorës Mohamed bin Salman. 32 vjeç, ai njihet si modernizatori i kësaj mbretërie tejet konservatore.
KOHA JONË SONDAZH

