Grabitje fatale në Florida: 4 te vrarë. Pamjet e ndjekjes së policisë

Një grabitje e armatosur në shtetin amerikan të Floridës ka lënë 4 persona të vrarë.

Ngjarja u regjistrua të enjten pas orës 16 në komunën e Brauwrdit.

Policia u sinjalizua për 2 autorë që kishin tentuar të hynin me forcë në një argjendari, çka bëri që ato të mbërrinin në vendngjarje brenda pak çasteve.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Autorët shkëmbyen zjarr me pronarin e dyqanit. Kur ne mbërritëm, ata u munduan të largohen duke grabitur një furgon të shërbimit postar UPS dhe morën peng edhe shoferin,” deklaroi shefi i policisë së zonës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një kolonë e gjatë automjetesh të policisë dhe ambulancash u vunë në ndjekje të autorëve, duke manovruar rrezikshëm sipas lëvizjeve të autorëve.

Ndjekjes iu dha fund kur furgoni i autorëve hasi në trafik.

Për shkak se autorët nuk iu përgjigjën thirrjes së policisë për t’u dorëzuar, forcat e rendit hapën zjarr duke vrarë të dy autorët.

Të vdekur mbetën edhe shoferi i furgonit të rrëmbyer dhe një kalimtar që vëzhgonte ngjarjen.

Policia shprehu keqardhje dhe njoftoi se po heton qitjet që lanë të vrarë dy qytetarët e pafajshëm.

Chase with stolen UPS truck ends with shootout in South Florida, multiple fatalities

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?