Grabitje horror, pengjet lidhen nëpër makina si mburoja
Grabitësit e disa bankave në Brazil lidhën nëpër makina pengjet, duke i përdorur si mburoja për arratinë e tyre. Sipas policisë, janë rreth 50 persona të përfshirë në grabitjet e ndodhura në qytetin Araçatuba. Përveç mburojave njerëzore, ata bllokuan rrugët me makina të djegura dhe vendosën eksplozivë nëpër qytet.
Kryebashkiaku i Araçatubës, Dilador Borges, tha se policia e pati jashtëzakonisht të vështirë të bënte diçka.
“Policia nuk mund të hidhej në sulm, nuk mund t’u dilte përballë, pasi rrezikoheshin shumë jetë. Forcat e sigurisë kanë rimarrë në kontroll qytetin, por nuk dihet nëse i kanë liruar pengjet apo jo”, tha Borges.