Gratë emigrante në ishullin Lesbos protestojnë kundër dhunës së policisë dhe kushteve të jetesës

Pas djegies së kampit të refugjatëve të Morias me mijëra emiggrantë janë të detyruar të flenë në rrugët e ishullit grek të Lesbos pasi vetëm 600 prej tyre kanë pranuar të transferohen në kampin e ri. Qindra gra emigrante protestuan duke denoncuar dhunën e policisë greke, raporton euronews

Marshuan në rrugët e Lesbos për të kërkuar më shumë mbrojtje si dhe mbështetjen e Bashkimit Europian. Ishin me qindra gratë së bashku me fëmijët e tyre të gjithë emigrantë që deri pak kohë më parë jetonin në kampin e refugjatëve në Moria në ishullin grek.

Shumë prej tyre akuzojnë policinë greke për dhunë. Të tjera denoncojnë një situatë të papërballueshme edhe për pasojë të emergjencës shëndetësorë të Covid 19. Pas zjarrit që shkrumboi kampin, ka nga ata që nuk pranojnë të transferohen në qendrat e reja të pritjeve që janë ende në ndërtim. Disa prej emigranteve shprehen se kanë frikë nga agjentët e policisë dhe për këtë arsye preferojnë të flenë në rrugë, duan të jenë të lira dhe të mos keqtrajtohen, transmeton abcnews.al

Sipas autoriteteve greke shumë prej këtyre emigranteve kërcënohen dhe terrorizohen nga një grup afganësh. Por ka dhe nga ata që supozojnë se duan të thjesht të largohen nga ishulli por qeveria greke ka bërë të qartë se nuk ka asnjë mundësi për ta bërë këtë.

Europa premtoi se do të japë më shumë ndihmë për Greqinë pasi Kampi i Morias nuk ekziston më. Presidentja e komisionit europian bëri të ditur se marrëveshja e re europiane për emigracionin do të prezantohet në 23 shtator një javë më parë se sa ishte planifikuar.

Sipas deklaratës së Ursula Von der Lejen, është folur për një qendër të drejtuar ga institucione europiane dhe autoritetet greke. Kancelarja gjermane Merkel us hpreh se Greqia mori përsipër një përgjegjësi të madhe dhe për këtë arsye vendi tashmë ka fituar mbështetjen në nivel europian.

Franca, Gjermania dhe Italia u shprehën të gatshme për të pritur 12700 emigrantë të cilët jetonin në kushte të dëshpëruara në ishull. Për momentin vetëm 600 emigrantë janë transferuar në kampin e ri.

SHKARKO APP